Incidenti i qershorit të vitit 2011 në pikën kufitare të Qafë Botës, ku disa gazetarë, së bashku me deputetin Dashamir Tahiri, të cilët do të merrnin pjesë në një ceremoni përkujtimore në Igumenice, ku pasi u mbajtën për disa orë në kufi dhe më pas u shpallën non grata, duket se ka shqetësuar qarqet botërore.
Kjo gjë është zbuluar nga faqja e cila tronditi boten me zbulimin e transkriptimeve, Wikileaks, ku midis të tjerave në emailin me mbishkrimin BBC Monitoring Alert – ALBANIA i cili mban përsipër numrin 659582 flitet vetëm për këtë çështje, ku për bazë është marrë artikulli i botuar në atë kohë në Gazeta Shqiptare të gazetarit Enrik Mehmeti.
Si dërgues i artikullit shkruhet se ka qenë adresa marketing@mon.bbc.co.uk ndërsa marrës translations@stratfor.com . Nga sa duket nga materiali, dikush është shqetësuar në lidhje me këtë ngjarje duke e klasifikuar si “Incident të rëndë”. (Materiali i plotë mund të gjendet në linkun http://wikileaks.org/gifiles/docs/65/659582_bbc-monitoring-alert-albania-.html)
Ja përmbajtja e materialit:
Raportim nga Enrik Mehmeti: “Çamët, Greqia mbyll kufirin në Qafë Botë”.
Pala greke ka mbyllur kufirin në Qafë Botë për 6 orë të shtunën në mbrëmje (25 qershor). Kjo masë ekstreme nga ana e palës greke mendohet të jetë marrë si reagim ndaj aktivitetit të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) në ditën e përkujtimit të genocidit kundra popullsisë çame. Kufiri u mbyll prej një porte hekuri, duke bllokuar të gjitha hyrjet dhe daljet nga shteti grek. Për orë të tëra, i gjithë trafiku përgjatë këtij kalim kufiri ishte totalisht i paralizuar. Sipas burimeve në policinë kufitare, të cilët folën për Gazetën Shqiptare, këto masa u morën për shkak të frikës së ndonjë inkursioni të dhunshëm në territorin grek dhe, sipas të njëjtave burimeve, procedurat kanë qenë shumë më strikte këtë vit se sa në vitet paraardhëse. Në këtë rast, përsëri, autoritetet shqiptare nuk kanë qenë në gjendje të bëjnë ndonjë gjë sepse kalimi i kufirit kontrollohet nga grekët. Këto masa të ashpra që u morën nga policia greke në Qafë Botë, pasuan ndjekjen e medias shqiptare dhe vonesën e deputetit të PDIU Dashamir Tahiri në kalimin e kufirit. Autoritetet greke kanë kthyer mbrapsht gjithashtu edhe 10 persona të tjerë. Edhe në incidentin e rëndë që ndodhi të shtunën, ku 7 persona që shoqëronin Tahirin u kthyen mbrapsht, nuk ka pasur reagim nga pala greke.
Incidenti
Një incident i rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në kufirin shqiptaro-grek. Autoritetet e policisë greke kanë ndaluar deputetin e PDIU Dashamir Tahiri për një kohë të shkurtër, duke i ndaluar atij të kalonte kufirin. Ai ishte në krye të një grupi zyrtarësh dhe gazetarësh të cilët donin të kalonin kufirin dhe të shkonin në Igumenicë për të përkujtuar 67 vjetorin e marshimit të popullsisë çame. Pas një shkëmbimi të ashpër me autoritetet greke të kufirit në pikën e kalimit të Qafë Botës, Tahiri u lejua të kalonte kufirin. Por kryetari i Komunës Markat, Ismail Myrtaj, dhe një grup gazetarësh të TVSH (Televizioni Publik Shqiptar) dhe të kanalit NEËS 24, të cilët po shoqëronin këto zyrtarë, iu mohua kalimi në kufi. Pasi i mohuan atyre të drejtën legjitime për të hyrë në Greqi në përputhje me marrëveshjen e lëvizjes së lirë të njerëzve, autoritetet greke të kufirit u kanë komunikuar atyre një justifikim zyrtar për refuzimin. Ajo lexon: “Ai cilësohet si një person i rrezikshëm për rendin publik dhe sigurinë apo marrëdhëniet ndërkombëtare të një ose më shumë vendeve të BE-së”. Deklarata më tepër thotë se “palët e interesuar mund të apelojnë kundra refuzimit të hyrjes në përputhje me ligjet e vendit. Palëve të interesuara u është dhëne një kopje e vendimit”.
















