Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se numri i të arrestuarve pas një aksioni të ndërmarrë në Maqedoninë Perëndimore, kryesisht nëGostivar, janë arrestuar 15 persona, pjesë e një grupi të dyshuar kriminal.
Personat e arrestuar akuzohen për veprën penale të “fajdes”, pastrim parash”, “gjobvënie” dhe “shoqërim kriminal”.
Mes të arrestuarve janë edhe 4 avokatë dhe 1 përmbarues, të cilët kanë ndihmuar grupin kriminal për pjesën juridike të veprimtarisë.
Deklarata e MPB-së
Zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski tha se grupi kriminal është marrë me fajde, duke përfituar me anë shantazhesh, kërcënimesh dhe dhunë.
Pasurinë e përfituar, ata më pas e kanë legalizuar me ndihmën e avokatëve dhe përmbaruesit, duke shfrytëzuar për këtë qëllim ndërmarrjet e tyre por dhe llogaritë bankare.
Të dyshuarit, me mjetet e përfituara në mënyrë të kundërligjshme, kanë blerë patundshmëri dhe makina, si dhe kanë vazhduar të japin borxh me fajde me kamatë interesi prej 8 deri 20 për qind.
Policia ka siguruar prova se grupi kriminal i cili kaleshuar në qarkullim legal në banka rreth 2.125.000 euro dhe 54 mijë dollarë amerikanë.
MPB-ja tha se 2 persona të kërkuar nuk janë vënë në pranga, për shkak se janë arratisur në vende perëndimore./albeu.com/
10:36 – Më shumë se 10 persona janë arrestuar dhe shumë të tjerë ndodhen në arrati, gjatë një aksioni policor që po zhvillohet në Maqedoninë Perëndimore, kryesisht në Gostivar dhe në rrethina.
Policia ka informuar se personat të cilët po ndiqen janë pjesë e një grupi të rrezikshëm kriminal, të cilët kanë kryer krime në këtë pjesë të Maqedonisë.
Mes të akuzuarve ndodhen edhe avokatë, të cilët kanë bashkëpunuar me grupinkriminal.
















