Mirënjohjen për mbështetjen e Hungarisë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Kështu u shpreh kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjatë takimit që pati me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë Péter. Gjatë takimit të zhvilluar në ambientet e Kuvendit, Meta u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve duhen intensifikuar më tej veçanërisht në drejtim të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare. Në vijim kryeparlamentari nënvizoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndër-parlamentar, mes grupeve reciproke të miqësisë, komisioneve parlamentare dhe administratave të të dy institucioneve në shërbim të cilësisë së bashkëpunimit dypalësh. “Shqipëria i mirëpret investitorët hungarezë dhe Kuvendi i Shqipërisë do të intensifikojë përpjekjet së bashku me Parlamentin e Hungarisë për inkurajimin dhe konkretizimin e projekteve ekonomike mes dy vendeve tona mike”, u shpreh Meta. Nga ana e tij Szijjártó deklaroi se Hungaria mbetet një mbështetëse e fuqishme e përshpejtimit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe promotore e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor duke inkurajuar politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Dy bashkëbizeduesit nënvizuan se puna e përbashkët duhet fokusuar në konkretizimin e projekteve të përbashkëta ekonomike veçanërisht në fushat e energjisë, infrastrukturës hekurudhore, menaxhimit të ujrave dhe bujqësisë, ku ekspertiza hungareze mund të jetë një kontribut domethënës.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















