“Askush nga institucionet nuk më ka kontaktuar, ne në fakt jemi duke i bërë përgatitjet për zgjedhjet lokale”, ka treguar Daka.
Daka ka thënë se KQZ po përgatitet vetëm për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti, duke shtuar se për zgjedhjet e parakohshme nuk mund të flas meqë ato ende nuk janë shpallur.
“Zgjedhjet e parakohshme nuk janë shpallur dhe nuk mundem me fol për zgjedhjet që nuk janë shpall. Për zgjedhjet lokale po, jemi të përgatitur. Zgjedhjet lokale janë parapra me Kushtetutë dhe janë sipas orarit, kështu që ne jemi duke i bërë përgatitjet e nevojshme për këto zgjedhje. Ndërsa, për zgjedhje e parakohshme mundem me fol nëqoftëse shpallen, natyrisht që pa u shpallë nuk mund të them asgjë për ato zgjedhje”, tha Daka për Gazetën Monitor.
Se a është e gatshme KQZ për zgjedhjet e parakohshme, ajo tha shkurt se do të jenë një sfidë në rast se shpallen.
“Normal që zgjedhjet e parakohshme do të jenë një sfidë nëse shpallen, natyrisht duke folur nëse shpallen”, ka përfunduar Daka.























