Gjatë kësaj kohe ai ka pranuar vizita të shumta të familjarëve dhe miqve të tij.
Gjatë mbrëmjes së djeshme ai ka pasur edhe një vizitë tjetër.
Atë e ka vizituar bashkëpartiaku i tij, Pal Lekaj, deputeti nga radhët e PDK-së Xhavit Haliti dhe deputeti nga radhët e LDK-së, Ismet Beqiri.
Këtë e ka bërë të ditur vet Lekaj përmes një postimi në Facebook, i cili ka publikuar dy fotografi me mbishkrimin: “Me Kryetarin z. Haradinaj! Simboli i shtetesisë së kosoves. E drejta do fitojë!”,ka shkruar ai.
Ndryshe, vendimi për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pritet të merret ditën e enjte.























