“Rritja në shpenzime në shumë vende të Evropës qendrore mund t’i atribuohet pjesërisht perceptimit se Rusia paraqet kërcënim më të madh”, thuhet në raportin e Institutit Ndërkombëtar për Paqe, me seli në Stokholm.
Sipas tij, shpenzimet në Evropën qendrore janë rritur për 2.6 përqind, që është shuma më e madhe në raport me popullsinë.
Rusia ka rritur shpenzimet ushtarake për 5.9 përqind vitin e kaluar, përkatësisht në 69.2 miliardë dollarë, duke u bërë shpenzuesja e tretë më e madhe pas SHBA-së dhe Kinës.
SHBA, ndërkaq, ka rritur shpenzimet ushtarake për 1.7 përqind, përkatësisht në 611 miliardë dollarë, ndërsa Kina për 5.4 përqind, në 215 miliardë dollarë.






















