Ministri i Bujësisë, Edmond Panariti ka shprehur gatishmërinë e qeverisë për mbështetjen fermerëve në krijimin e kooperativave bujësore. Ministri tha se ky model bujësor është konkurues, prodhues dhe mbizotrues në treg dhe eksport.
Edmond Panariti: “Ne mbështesim bashkimin, mbështesim suksesin pasi ky bashkim provon që është i tillë, provon që është konkurues, që është prodhues, provon që është mbizotrues në treg dhe eksport. Fermerët edhe në bashkëpunim, dhe kjo duhet theksuar me qendrat e grumbullimit, të cilët janë ato që u ofrojnë perspektivë prodhimit bujqësor për t’u grumbulluar, për tu magazinuar. Këto krijojnë atë zinxhir vlerash që stimulon edhe bashkimin e fermerëve.
Qeveria është e vendosur për të mbështetur këtë formë bashkëpunimi të fermerëve të organizuar në një prodhim me një profil të caktuar, më nje prodhim bujqësor që kërkohet nga tregu, që është i konkurueshëm, që kërkohet nga tregu dhe që prodhohet me kosto të ulët. Me fondet që ne disponojmë dhe me fondet e BE ne këto modele duhet t’i bëjmë masive”














