Gjatë vizitës së tij në Kosovë ditën e djeshme, ministri Haxhinasto takoi homologun e tij kosovar, Lutfi Zharku. Në takimin mes tyre, u diskutua për çështje të ndryshme lidhur me infrastrukturën mes dy vendeve. Në diskutim mes tyre u fol për projekte si ai i parafizibilitetit për hekurudhën që lidh dy vendet dhe projekti i investimit në Doganën e Morinës. Haxhinasto tha për mediat se do të nisë puna për zgjerimin e rrugës dhe godinës së doganës në Morinë përmes një investimi që kap vlerën 600 mijë dollarë. Sipas ministrit shqiptar, investimi në këtë doganë do të jetë një lehtësi e madhe për udhëtarët dhe operatorët e ndryshëm ekonomikë që kalojnë në Doganën e Morinës.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















