“Shtëpia e Bardhë” dhe “Zyra ovale” janë emërtesat që po përdoren në Komunën e Prizrenit për Kuvendin dhe zyrën e kryetarit Ramadan Muja
Prishtinë – 26 korrik 2014 – Zyra e kryetarit të Komunës së Prizrenit prej vitesh i referohet ndërtesës së Kuvendit Komunal si “Shtëpia e Bardhë”, kurse, hapësira ku zhvillon takimet kryetari Ramadan Muja së fundmi ka filluar të emërtohet si “Zyra ovale”.
“Këto përbëjnë një analogji të pastër me Rezidencën zyrtare dhe vendin e punës së presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”-, shkruan e përditshmja “Koha Ditore” në Prishtinë.
Bashkëpunëtorët e kryetarit të Prizrenit e pranojnë se lidershipi komunal i përdor këto emërtime për shkak të frymëzimit dhe vlerave që përfaqëson Rezidenca presidenciale e SHBA-së.
“Komuna konsideron se shtëpia ku merren vendimet që e ngrenë cilësinë e jetesës së gjithë qytetarëve me vendimmarrje demokratike, transparente, llogaridhënëse vërtet është “Shtëpi e Bardhë” për atë target të qytetarëve që i atakon një vendim i marrë në dobi të tyre.















