Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, e ka akuzuar qeverinë në largim se me veprimet e saj të paligjshme po e rrenon shtetin e Kosovës.
Në një postim në Facebook, Gjini ka thënë se të gjitha vendimet e paligjshme të qeverisë në largim do të anulohen, kurse autorët dhe përfutuesit e tyre do të dënohen.
Në postimin e tij, ndër të tjera, Gjini thekson:
“Tendenca e tyre e pamoralshme dhe antipatriotike për rrënimin e shtetit do të dënohet. Rrënimi i sistemit buxhetor përmes favorizimit të kompanive të afërta me pushtetin përmes doganës së Kosovës, ndarja e subvencioneve dhe tenderëve në mënyrë të paligjshme e, po ashtu, edhe punësimi i aparatçikëve partiakë pa asnjë kriter dhe pa mbulesë buxhetore do të dënohen.
Të gjithë udhëheqësit e institucioneve, cilatdo qofshin ato, do të përballen me padi penale, nëse vazhdojnë t’iu nënshtrohen urdhërave të paligjshme të qeverisë së paligjshme në shkuarje. Vendimet do të anulohen ndërsa të gjithë përfituesit do ta shohin veten para gjyqit.
Nuk do të lehohet rrënimi i shtetit”, ka shkruar Gjini në Facebook.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















