Për këtë bisedoi me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ministrja e Jashtme e Italisë, Federika Mogerini
Denion Ndrenika
Nisma për dialog tripalësh Shqipëri-Itali-Serbi ishte në qendër të bisedimeve në Tiranë të ministres së Jashtme italiane Federika Mogerini (Federica Mogherini).
Ministrja e Jashtme italiane argumentoi se dialogu Tiranë-Romë-Beograd do t’i shërbejë qëndrueshmërisë në Ballkan.
Ky është një drejtim i pa përmendur më herët i politikës italiane, ndërsa vendi fqinj është President i Radhës së Bashkimit Europian 1 korrik-31 dhjetor 2014.
“Do të flas për këtë me ministrin e Jashtëm serb të hënën në Beograd. Të realizojmë takimin dhe dialogun ndërmjet Shqipërisë, Serbisë dhe Italisë për t’i dhënë rëndësi më të madhe rolit, qëndrueshmërisë dhe sigurisë rajonale”-tha zonja Mogerini në Tiranë.
Bashkë me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, zonja Mogerini i kushtoi sakaq vëmendje të veçantë gjendjes në Kosovë dhe nevojës së konfirmimit të së ardhmes europiane të vende ballkanike.
Ministrja e Jashtme e Italisë, përsëriti se Shqipëria është faktor kyç i paqes rajonale:
“Do të doja të përmendja rolin kyç dhe vendimtar të Shqipërisë për qëndrueshmërinë dhe sigurinë në rajon”.
Ministrat Bushati dhe Mogerini gjithashtu vlerësuan nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve italo-shqiptare.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















