Sekretari i përgjithshëm i partisë NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, i është kundërpërgjigjur Hashim Thaçit, ku ky i fundit gjatë një interviste kishte thënë se ai do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.
Krasniqi i ka deklaruar “Zërit”, përmes telefonit, se Hashim Thaçi nuk ka numra të mjaftueshëm për ta formuar qeverinë e ardhshme dhe ka theksuar se askush nuk dëshironë që të qeverisë me të.
“Nëse i siguron 61 e më shumë vota, mundet, por ku i ka marrë ai ata numra, kur askush nuk po dëshiron të qeverisë me të”, ka deklaruar Krasniqi.
Edhe Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka kujtuar se për të qenë kryeministër i Kosovës duhet t’i ketë 61 vota pro, gjë që, sipas tij, nuk mund të arrijë Thaçi.
“Shumica parlamentare është e vetmja mundësi kushtetuese që dikush të bëhet kryeministër dhe kjo nënkupton që duhet t’i ketë 61 vota ‘pro’ dhe ta ketë shumicën prezente në Kuvend dhe shumicën mbështetëse në votim. Kjo është rruga e vetme”, ka thënë Haziri.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















