Pasi shqyrtoi çështjen në seancë plenare mbi bazë dokumentash, Gjykata Kushtetuese në datë 17.06.2014, vendosi refuzimin e kërkesës
Gjykata Kushtetuese nuk ia pranoi presidentit Bujar Nishani kërkesën për të interpretuar si në kundërshtim me Kushtetutën të vendimit të Kuvendit për shkarkimin/zgjedhjen e kryetarit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.
Rreth orës 19 vendore u raportua se Gjykata Kushtetuese e refuzoi kërkesën e zotit Nishani për shkelje të kompetencave nga Kuvendi për zgjedhjen e kreut të ILDKP-së, përkatësisht të 20 shkurtit me votimin e Shkëlqim Ganajnt.
Presidenca dhe Partia Demokratike opozitare thanë se Kuvendi shkeli kompetencat e Presidentit, me arsyetimin e mosrespektimit të procedurës.
Presidenca thotë se më së pari propozimi duhej që të mbërrinte nga Presidenti i Republikës.
Pasi shqyrtoi çështjen në seancë plenare mbi bazë dokumentash, Gjykata Kushtetuese në datë 17.06.2014, vendosi refuzimin e kërkesës.
Gjykata Kushtetuese njoftoi se vendimi u mor pasi duke qenë se gjatë votimit votat u ndanë në mënyrë të barabartë pa krijuar mundësinë e arritjes së një përfundimi për çështjen, në mbështetje të nenit 74 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.
Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:
“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në përfundim të shqyrtimit të çështjes me objekt “zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës midis Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe “Deklarimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i Vendimit nr.14/2014, datë 20.02.2014 i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive; pasi shqyrtoi çështjen në seancë plenare mbi bazë dokumentash, duke qenë se gjatë votimit votat u ndanë në mënyrë të barabartë pa krijuar mundësinë e arritjes së një përfundimi për çështjen, në mbështetje të nenit 74 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, me vendimin e datës 17.06.2014, vendosi refuzimin e kërkesës”,
















