Të marten pasdite janë parë lëvizje të shumta të njerëzve me uniforma pranë urës kryesore mbi lumin Ibër, e cila e ndan në dy pjesë qytetin e Mitrovicës. Kontejnerët që shërbenin për “Rojet e urës” janë vendosur në kamionë të KFOR-it dhe janë bartur në drejtim të panjohur.
Gjatë bartjes së kontejnerëve, në afërsi të urës është parë edhe një përqendrim i madh i trupave të KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.
Sipas burimeve të Kosovapress-it brenda Policisë së Kosovës, në orët në vijim do të hiqet edhe barrikada në urën kryesore. Sipas këtyre burimeve, të gjitha këto veprime po kryhen në bashkëpunim edhe me pjesëtarët e strukturës paralele “Mbrojtja Civile Serbe”, të cilët ishin të pranishëm gjatë kohës së hiqjes së kontejnerëve.
Çështja e heqjes së barrikadës ka qenë tema qendrore e bisedimeve në takimet e sotme të kryeministrit, Hashim Thaçi me ambasadorët e SHBA, Britanisë dhe Gjemanisë, kurse vendimi është marrë në koordinim me të gjitha palët.
Sipas burimeve, të gjitha palët kanë vlerësuar se tani është momenti më i përshtatshëm për ta hequr barrikadën, sepse partitë politike serbe tani nuk kanë kosto elektorale dhe tashmë janë të gatshme t’i jetësojnë pikat e marrëveshjes së prillit të vitit të kaluar.
Agjencia serbe e lajmeve Tanjug ka dështuar të marrë një prononcim nga kryetari i komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, pasi ai nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike.
Barrikada në urën kryesore mbi lumen Ibër është një prej barrikadave më të mëdha të vendosura në pjesën veriore të Kosovës, në vitin 2011. Serbët i kanë vendosur këto barrikada me qëllim që të pengojnë funksionimin e institucioneve të Kosovës në këtë pjesë të vendit të banuar me shumicë serbe. Liderët politikë të serbëve, të cilat kanë pasur gjitrhnjë mbështetjen e Beogradit zyrtar, e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















