• Latest
  • Trending
  • All

KOSOVA NË KUTINË E SCHROEDINGER-IT

16/01/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

31/10/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 8 November, 2025
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kosova

KOSOVA NË KUTINË E SCHROEDINGER-IT

16/01/2019
in Kosova, Opinion

Nga:
Fadil LEPAJA

Prej Brukseli nuk po vjen haberi. As prej Berlini. As prej Vashingtoni. Gjithçka është ndalur. Byrokracia kontinentale, kjo aktuale, po mbetet pa mandat, dhe pranvera nuk i zen, sepse do të ketë zgjedhje tjera. Në ndërkohë ne do të rrimë urtë e but, në kuti. Izolimit nga jashtë, ja kemi shtua edhe një izolim nga brenda.

Lajme teNjejta

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

09/10/2021

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

09/10/2021

Jo se ne nuk mundemi me dalë, por as te ne nuk mund të vijë gjithkush, e sidomos, jo gjithçka. Kemi futë edhe taksa me të cilat e kemi shqetësuar burokracinë, sepse kjo mund të ndikoj në eksperiment. Kjo e komplikoi atë. Macja mundet me mbijetua!

Në Bruksel, janë mbledhur ekspertët, të cilët realisht nuk i pyet askush për asgjë, por ndodhë që, kur shtetet janë dakord, ata edhe do arrijnë të shprehin një qëndrim të qartë apo të marrin ndonjë vendim. Për shembull, të gjithë po pajtohen se duhet ndrydhur Kosova, sepse pasojat janë më të vogla. Me e ndrydhë Serbinë, pasojat janë më të mëdha.

Kështu, fillon loja me kutinë. E marrim Kosovën, e fusim në kuti ( karantinë) dhe të shohim çfarë po ndodhë. Kjo ndodhë për çështje të vogla, që si prishin punë askujt, por të cilat nëse janë jashtë kutisë, munden me ngatërrua lojën.

Por, kur shtetet janë me dallime rreth çështjeve të caktuara, atëherë ndodhë që sikur në ish federatën Jugosllave, vepron asimetria, dhe fillon eksperimenti mental që i çmend të gjithë ata që nuk kanë durim ose kapacitete të ndjekin ritmin e ngadaltë dhe të rëndë të mekanizmit evropian. Sidomos pësojnë ata që jetojnë në iluzione.

Pra, në Bruksel e kanë futur macen në kuti, në kuti, të mbyllur mirë, ku macja, pa vizë nuk mundet me lëvizë askund. Këtë elementin e vizës, kuptojeni si mundësi, pra kutia është e mbyllur hermetikisht, dhe macja mundet të lëvizë vetëm brenda të ndarave, brenda kutisë.

Është e komplikuar? Është vetëm eksperiment mental, që njihet me emrin e austriakut të famshëm, Schroedinger-it. Pra, Kosova, është macja në kutinë e Shrodingerit. Do të shpëtojë apo ngordhë, macja?

Analistët e shumtë, që pretendojnë se shohin brenda kutisë, do të zbërthejnë teoritë e gjasave, ndërsa eksperimentuesit e dinë qartë se janë veç dy mundësi: do të shpëtoj ose do të ngordhë macja. Në fund të fundit kujt i bëhet vonë, se çfarë ndodhë me macen në kuti. Nëse ata duan, as nuk e hapin kutinë, kështu që një kohë të gjatë do të ekzistojë mundësia teorike që macja të ketë ngordhur, por edhe të jetë gjallë, shëndosh e mirë duke ndjekur minjtë nëpër kuti.

Pra, situata me macen paraqitet pak a shumë sërish, sikur në eksperiment. Ose do të ndër veprojnë faktorët dhe macja do të ketë një fund të parashikueshëm, sipas parimeve të standardizuara tri dekada më herët, dhe do të vazhdojë të thuret procesi dhe të definohet struktura, ose gjithçka do të ndërrojë, do të shkëmbehen territoret.  Pra, me gjasën gjysmë për gjysmë.

Ka edhe zhvillime të tjera. Varet a do të  do të “dhezë” faktori Trump, apo jo. Nëse dhezë, macja del prej kutie, e ngordhur apo e  mbijetuar. Nëse jo, vazhdon loja mentale.

Krejt eksperimentin mundesh me e përcjellë “live”, në vazhdime,  në rrjetet sociale, në profilin e  Mogherinit, Hashimit, ose Vuçkos. Krejt kohën gjasat do jenë të njëjta, sipas eksperimentit mental të para një shekulli. Gjasat për me ngordhë macja janë të njëjta, dhe nëse tema nuk hapet në mediat globale, ajo mund të jetë dilemë e përhershme,  mund të jetë njëkohësisht e gjallë apo e ngordhur.

Qysh ka pas thënë më herët, Ramizi, për fuqinë dhe forcën, edhe unë jam bllokuar me dy nocione të tjera, të cilat veç ngjajnë sikur janë identike, por nuk janë. Është fjala për nocionet e situatës dhe atë të gjendjes.

Situata, pra, është e keqe, ndërsa gjendja nuk është edhe aq keq. Gjasat janë, si te”Macja e Shrodingerit” Mund të kemi mbijetuar, ose edhe mund të mos kemi mbijetuar. Por mund të jetë, se na kanë ndodhur që të dyja. Derisa të mos hapet kutia, ne jemi edhe nuk jemi. Prej Brukseli, s’ka haber!

Nëse nuk bëjmë Pazar tash, na thonë se kutia nuk do të hapet me dekada. Nëse bëjmë Pazar, kutia do të hapet, dhe do të mësohet përfundimisht nëse kemi mbijetuar ose jo. Ka qenë mirë kur kemi qenë plot shpresë dhe nuk kemi qenë të vetëdijshëm se jemi në kuti, se jemi eksperiment… mental.

Burokracia e re, evropiane, do të ketë telashet e vjetra. Do e hapë kutinë, apo do e ripaketoj atë, duke e futur në një kuti tjetër, dhe duke i vënë një emër tjetër, që nuk do të jetë as ai i Mogherinit, as ai i Shrodingerit? Kush e di. Sidoqoftë elementet e eksperimentit mental mbesin të njëjtë. Kutia, macja dhe dilema e mbijetesës.

Kjo është loja e të mëdhenjve me të voglin. Për macen kjo  është çështje mbijetese, për tjerët është veç…eksperiment mental.

Post Views: 33
Tags: bekosova
Previous Post

Isa Boletini, 154 vjetori i lindjes

Next Post

Dështimi i madh i BE me Kosovën

Related Posts

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Si kaluan irlandezët nën sundimin britanik dhe shqiptarët nën atë otoman?

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Daut Dauti Pothuaj të gjitha kombet janë pavarësuar me ndihmën e shteteve tjera. Ta zëmë, SHBA-të, kurrë nuk do të...

Elitat

by TheAlbanian.co.uk
08/09/2021
0

Adi Krasta Tani, sheshi ku takohemi e flasim për shqetësime e halle, gëzime e pasione është terreni i rrëshqitshëm online....

Next Post

Dështimi i madh i BE me Kosovën

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.