• Latest
  • Trending
  • All

Dështimi i madh i BE me Kosovën

16/01/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 23 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dështimi i madh i BE me Kosovën

16/01/2019
in Aktualitet, Kosova, Opinion

Tani mund të thuhet me bindje se BE ka pësuar dështimin e saj të tretë në Ballkan me rastine Kosovës. Dështimi i saj i parë ka qenë paaftësia për të menexhuar krizën jugosllave të fundit të shekullit të kaluar dhe sidomos për të ndalur luftën në Bosnjë, ku u detyrua SHBA të ndërhyjnë.

Dështimi i dytë ka qenë paaftësia e BE për të ndalur presidentin kriminel Millosheviç dhe shtetin serb në realizimin e gjenocidit dhe të spatrimit etnik në Kosovë në vitet 1998-1999, ku u detyrua SHBA dhe NATO të ndërhyjnë ushtarakisht.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Dështimii saj i tretë është ky i tanishmi, kur pas tetë vjet bisedimesh midis Serbisë dhe Kosovës në Bruksel, të ndërmjetësuara nga BE, nuk arriti të imponojë zgjidhjen përfundimtaretë njohjes reciproke dhe situata po kërkon ndërhyrjen e faktorëve të tjerë më të fuqishëm jashtëeuropianë.

Dështimi i tanishëm i BE me Kosovën shfaqet në disa drejtime.

Së pari, BE humbi rolin e protagonistit të bisedimeve Serbi-Kosovë, rol qëia dha asaj rezoluta e OKB e vitit 2010 për hapjen, drejtimindhe garantimin e bisedimeve midis Serbisë dhe Kosovës. Bisedimet u rrotulluan në vend në baltën tekniketetë vjet dhe BE nukqe në gjendje që t’i impononte Serbisërezultatin final tëkëtyre bisedimeve: njohjen reciproke si shtete të pavarura. Dhe BE e kishte bazën juridike të legalizimit të pavarësisë së Kosovës sipas ligjeve ndërkombëtare, të sanksionuar nga tribunali më i lartë juridik i OKB, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

BE nuk arriti të demostrojë forcë udhëheqëse globale europiane në një konflikt në oborrin e saj ballkanik, midis dy shteteve, që aspirojnë të dyja për anëtarësim në BE. Jo vetëm nuk erdhi tek zgjidhja e shumëpritur, por sensi historik dhe i së drejtës lëvizi në kahun e kundërt të tij.BEi lejoi vetes që bisedimet e Brukselit midis Serbisë dhe Kosovës të shërbenin si katarsis dhe alibi për Serbinënga mëkati i agresionit dhe ta avanconin atë drejt integrimit europian.  

Kosova bëri një lëshim shumë të madh, që pranoi dhe zhvilloi bisedimet për tetë vjet, duke mos fituar asgjë në planin politik, dhe duke shërbyer si derë hapje e Serbisë për të fituar nga BE statusin e shtetit kandidat dhe nisjen e bisedimeve të pranimit në BE, pa pranuar njohjen e Kosovës dhe pa zgjidhur konfliktin me një shtet fqinj.

BE degradoi vijëne saj diplomatike ndaj Serbisë dhe manifestoi një mungesë kohezioni diplomatik dhe  paqëndrueshmëri tipike europiane, duke anuar gjithnjë e me tepër nga shteti agresor dhe duke anatemuar shtetin viktimë.

BEdevijoi gradualisht nga thelbi i bisedimeve të Brukselit dhe nga kushti, që ajo i pat vendosur zyrtarisht dhe publikisht me të drejtëSerbisë, se pa njohur Kosovën nuk mund të anëtarësohet në BE. Nuk po bëjmë kronologjinëe deklaratave europiane, por po mjaftohemi me deklaratëne ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, i cili në 15 shkurt 2018 deklaroi në Prishtinë tekstualisht: “Nëse Serbia dëshiron të lëvizë drejt Bashkimit Europian, është një kusht primar pranimi i pavarësisë së Kosovës”.

Por befas BE pranoi që situata t’i rrëshqiste nga dora dhe në verën e vitit 2018 dolën deviacionet e boshtit të bisedimeve Serbi – Kosovë, deviacione të papranueshme dhe që u hodhën në qarkullimme etiketat eideve të reja të ndryshimit të kufijve apo të shkëmbimit të territoreve.

Në 31 gusht 2018 shefja e politikës së jashtme të BE, Federika Mogherini, deklaron në Vienë përkrahje për idenë e shkëmbimit të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës.

Ishte sinjali i madh publik seBrukseli po hiqte dorë nga kushti i njohjes së Kosovës për anëtarësimin e Serbisë. Jo vetëm po rimbursohej shteti, që kishte ndërmarrë agresionin dhe gjenocidin në Kosovë në vitet 1998-1999, por po mënjanohej nga rendi i ditës çeshtja themelore e njohjes reciproke e dy shteteve ballkanike.

BE humbi rolin primar në bisedimet Serbi – Kosovëdhe u pa qartë se nuk mund ta kryente më këtë rol, kur nga një anë kancelarja gjermane, Angela Merkel, këmbëngulte me të drejtë që nuk mund të shkohej tek zgjidhja nëpërmjet ndryshimit të kufijve midis Serbisë dhe Kosovës, kurse nga ana tjetër presidenti francez Makron përkrahte një zgjidhje nëpërmjet ndryshimit të kufijve.

Së dyti, dështimi i BE me Kosovën u manifestua me paaftësinë e saj për të arritur një zgjidhje përfundimtare në bisedimet tetëvjeçare Serbi – Kosovë, gjë që krijoi nevojën e një implikimi të drejtpërdrejtë të SHBA në ato bisedime.

Prishtina u deklarua në favor të përfshirjes së SHBA në bisedimet Serbi-Kosovë bashkë me BE. Kësaj iu kundërvu Beogradi, i cili doli me kërkesën që të shtohej në listën e drejtuesve të bisedimeve edhe Rusia. Humbja e peshës dhe rolit ndërmjetës të BE në bisedimet Serbi – Kosovë u sanksionua, kur presidenti i SHBA, Donald Trump, në një letër dërguar njëkohësisht në 14 dhjetor 2018 edhe presidentit të Kosovës, edhe presidentit të Serbisë, u bënte thirrje që të përfundonin marrëveshjen midis tyre dhe të vinin ta nënshkruanin në Shtëpinë e Bardhë.

Së treti, dështimi i BE me Kosovën dhe dobësimi i rolit të saj në bisedimet u konstatua me ridaljen e Rusisë si lojtar në skenën diplomatike të çështjeve ballkanike. Tashmë nuk bëhet fjalë vetëm për ligjërimin e Serbisë si sferë influence e Rusisë, por me roline ri të Moskës si protagoniste në bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës. Pra me një rol më tej se sa protektori Serbisë proruse.

Takimi i befasishëm i presidentit rus Putin me presidentin e Kosovës në 11 nëntor 2018 në Paris është një sinjal i lexueshëm diplomatik se Rusia tashmë është ftuar të jetë pjesë e çdo rregullimi midis Serbisë dhe Kosovës. A e lehtësoi Putinin në këtë objektiv ndonjë “deal” për Kosovën, që sipas disa burimeve diplomatike mund të jetë arritur në Helsinki në samitin e 17 korrikut 2018 me homologun amerikan në takimet kokë më kokë, kjo mbetet të shihet.

Përfshirja e Rusisë në bisedimet Serbi-Kosovë do ta komplikojë për keq dinamikën dhe rezultatin e bisedimeve, sepse Moska nuk është e interesuar për zgjidhjen e konfliktit Serbi-Kosovë, sepse siç pohonte ekspertja ruse e Ballkanit, Ana Filimonova, në organin proqeveritar rus “eadaily.ru” në 14 janar, Rusia trembet se “pas zgjidhjes së çeshtjes së Kosovës, Vuçiç mund ta çojë vendin drejt NATO-s”.

Duhet theksuar se BE ka bërë lëshim në drejtim të Rusisë, dhe Moska përfitoi nga paaftësia e BE dhe sidomos nga lojrat diplomatike të disa anëtarëve tëBE, të cilët në shahun e ri gjeopolitik, që po luhet në arenën ndërkombëtare dy vitet e fundit,po kërkojnë të ndërtojnë lidhje të shkurtra me Rusinë. Dhe në raste të tilla paguajnë gjithmonë popujt e vegjël.

Duhet pranuar me dhimbje se dështimine BE me Kosovën e ka favorizuar edhe devijimi prej vijës së mbrojtjes së interesit kombëtar i faktorit shqiptar në rajon, pra i dy shteteve shqiptare.

Në 15 shkurt të vitit  2018, një burrë i shquar shteti dhe një nga ekspertët më të mirë të diplomacisë ndërkombëtare për Ballkanin, ish kryeministër dhe ish ministër i jashtëm i Suedisë, Karl Bildt, përkufizoi pozitën e favorshme të Kosovës në bisedimet meSerbinë, duke e cilësuar veto të Kosovës ndaj pranimit të Serbisë në BE.

Ja deklarata e tij:“Është krijuar tashmë një e drejtë vetoje nga të dy, edhe nga Kroacia,edhe nga Kosova, për pranimine Serbisë në BE. Duke zvarritur këmbët në çdo bisedim për kufirin e Danubit, Kroacia mund ta ngadalësojë procesin, dhe duke zvarritur këmbët në bisedimet për marrëveshjen e normalizimit Kosova mund të bëjë të njejtën gjë”.

Nuk dihet përse udhëheqja e Kosovës zgjodhi të bëjë të kundërtën e asaj, që sugjeronte diplomati i madh suedez.

Këtu dalin dy pyetje njëmilion dollarëshe, që presin përgjigje nga udhëheqja e Kosovës:

1 – Pse Prishtina nuk e përdori këtë veto të saj mbi Serbinë? dhe 2 – Pse Prishtina bëri të kundërtën dhe nisi vrapin që t’i ofrojë Serbisë marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve?

Kjo ndodhte, kur Prishtina e dinte se Serbia nuk kishte plotësuar detyrimet, që rridhnin nga marrëveshja e parë e prillit të vitit 2013 midis dy shteteve për normalizimine marrëdhënieve. Dhe për të vazhduar me listën e çudirave të reja diplomatike tëPrishtinës, udhëheqja e Kosovës befas hoqi dorë nga objektivi i saj i njohjes nga Serbia. Madje Prishtina  shkoi edhe më tej në lëshimet e saj dhe doli me tezën vetëvrasëse se do të ishte e kënaqur me një ofertë serbe për një karrige në OKB.

Mbetet enigmë pse Prishtina e futi veten në një rrugë pa krye dhe për më tepër u ofrua të sakrifikonte për Serbinë me të ashtuquajturat kompromise të reja të dhimbshme.

Në këtë kthesë të pashpjegueshme të Prishtinës për devijimin e objektivit kryesor të bisedimeve me Serbinë ka pasur ndikimine vet negativ dhe qendrimi i paqartë, konfuz dhe shpesh herë dëmtues iTiranës zyrtare.

Aktualisht kemi një koniukturë të re, plot të panjohura dhe më tëkomplikuar për Kosovën dhe për çeshtjen tonë kombëtare. Faktori shqiptari dy shteteve shqiptare në rajon për arsye subjektive nuk ndërtoi kohezionin dhe forcën e duhur unike në rajon, që duhet takishte ndërtuar gjatë 10 viteve të ekzistencës së shtetit të pavarur të Kosovës, përkundrazie çoi ujin në drejtimin jo të duhur për interesat kombëtare.

Qarkullon mendimi justifikues se udhëheqësit shqiptarë nuk kanë çfarë të bëjnë, sepse ndryshimet e kufijve apo rrudhjet e territoreve shqiptare qoftë me Serbinë, qoftë me Greqinë, po ua kërkojnë fuqitë e mëdha. Kjo nuk është e vërtetë dhe po përdoret si alibi nga udhëheqësit shqiptarë në Prishtinë dhe në Tiranë për thyeshmërinë e tyre përballë Serbisë dhe përballë Greqisë.

Edhe në konferencën e Londrës të vitit 1913 ishin fuqitë e mëdha,që vendosën coptimin e kombit shqiptar. Por kryeministri Ismail Qemali, Isa Boletini, dhe shtetarët e vërtetë shqiptarë nuk u pajtuan dhe i kundërshtuan fort ato padrejtësi, pavarësisht se nuk qenë në gjendje t’i ndalin.

Përballë tyre dalin të mjerë ata udhëheqës në Prishtinë dhe në Tiranë, që me infantilizëm bëhen pjesë e projekteve të konferencave të reja të Londrës, dhe e shesin si modernizëm shërbëtorllëkune tyre ndaj shteteve fqinjë, të cilat aspirojnë të ngushtojnë akoma më shumë kufijtë e kombit shqiptar.

BE dështoi me Kosovën, por ajo duhet të kuptojë se duke përkrahur Serbinë dhe jo Kosovën,  nuk do të fitojë as Serbinë dhe as rolin e BE si protagoniste në oborrin e saj ballkanik./ Marrë nga Dita

Post Views: 60
Tags: kosova
Previous Post

KOSOVA NË KUTINË E SCHROEDINGER-IT

Next Post

Shkollohen në Kosovë, ikin për punë në Gjermani!

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Shkollohen në Kosovë, ikin për punë në Gjermani!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.