Gjykata e Apelit të Shkodrës ka lënë në burg ish-drejtoreshën e Qendrës Rezidenciale të fëmijëve në Shkodër Albana Llazani.
Ajo akuzohet për shpërdorim detyre pasi në këtë qendër pasi u zbulua se ndaj tre vajzave të mitura ishte abuzuar seksualisht, ndërsa të tjerë fëmijë shfrytëzoheshin për punë të rënda brenda qendrës.
Prokuroria e Shkodrës arriti në konkluzionin se punonjës të personelit të qendrës kanë abuzuar fizikisht, kanë keqtrajtuar dhe i kanë vënë në punë të detyruar fëmijët e Qendrës Rezidenciale.
Nga hetimi rezultoi se tre fëmijë të mitur femra janë abuzuar seksualisht dhe defloruar.















