Në temën “Aftësimi në informacion përmes teknologjive të reja dhe komunikimit” vjen në edicionin e nëntë Konferenca Kombëtare e Biblotekonmisë, e cila organizohet nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” në datat 4 dhe 5 dhjetor në Shqipëri. Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë do të çelet dita e parë e konferencës 2-ditore, ku do të marrin pjesë jo vetëm dy drejtorët e BKSH dhe BKK Persida Asllani dhe Bedri Zyberaj, por edhe ministrja e kulturës Mirela Kumbaro. Në ditën e parë të kësaj konference kumtesa do të lexojnë: profesor Shaban Buza (Ndikimi i informacionit në krijimin e profilit të kërkuesit), Etleva Domi (Arena e dijes – Teknologjia – Aftësimi në informacion), Aida Braho, (Aftësimi në informacion: bibliotekat dhe bibliotekarët si aktorë kryesorë në ekologjinë e konfiguruar nga TIK), Liridon Zekaj (Biblioteka në kohën “share”), Enilda Kola e Brunilda Tahiri (Webografia tashmë realitet edhe për bibliotekat shqiptare), Ramazan Vozga (Kërkimi bibliografik dhe mjetet e kërkimit të informacionit në epokën digjitale), Ramush Zeka (Një shoqëri e informacioni për të gjithë), Majlinda Toçi (Bibliotekari i referencës në epokën digjitale), Nexhmije Kastrati (Teknologjia në shërbim të informacionit. Bibliotekat dhe komuniteti), Flamur Maloku ( Biblioteka, civilizimi, kultura dhe informacioni). Në bibliotekën publike “Qemal Baholli” të qytetit të Elbasanit do të zhvillohet dita dytë e konferencës, ku do të lexohen kumtesa lidhur me funksionimin e bibliotekës publike “Qemal Baholli”, Bibliotekës së Universitetit të Arteve në Tiranë, Bibliotekës së Universitetit “Aleksandër Moisiu”, në Durrës, etj. Ndërkaq që Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, si institucion i parë shtetëror, mban për datë të themelimit të saj 10 korrikun 1920. Mbarimi i Luftës së dytë botërore e gjeti B.K.Sh me një koleksion prej 15.000 vëllimesh. Nga institucion në vartësi të Institutit të Shkencave, në vitin 1959 BKSh kaloi në vartësi të Ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës. Në vitin 1966 ajo u zhvendos në një pjesë të ndërtesës së re të Pallatit të Kulturës, ku gjendet dhe sot.
Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha
Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...


















