Ministria e Mbrojtjes i ka kërkuar prokurorisë, të ndryshojë prokurorin që po heton për padinë e kësaj ministrie ndaj ish-ministrit Arben Imami.
“Respublica”, shkruan se lajmi bëhet i ditur nga nga burime pranë prokurorisë. Kërkesa e ministres së Mbrotjes Mimi Kdheli është depozituar pranë prokurorisë në fillim të muajit gusht.
Rreth një muaj më heret, në fillim të muajit korrik të këtij viti, u deklarua se hetimet ndaj ish—ministrit të Mbrojtjes do të ndaleshin, pasi në procesin hetimor nuk ishin konstatuar elementë të veprës penale për të.
Pak javë pasi mori detyrën e Ministres së Mbrotjes, Mimi Kodheli, paraqiti padi penale në prokurori për pararadhësin e saj në këtë detyrë, Arben Imami.
Kodheli e akuzoi Imamin për “Shpërdorimit të detyrës”, “Shpërdorim i kontributeve të dhëna nga shteti” si dhe “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankand publik”.
















