Këshilli i Lartë i Drejtësisë pezulloi nga detyra gjyqtarin e Beratit Shyqyri Çobo, pas ngacmimeve seksuale të këtij të fundit ndaj një 32-vjeçare.
Gruaja, e cila kishte nisur procedurat e divorcit me bashkëshortin e saj, kallëzoi penalisht gjyqtarin pas mesazheve të njëpasnjëshme të marra në telefon.
Organi i akuzës bën me dije gjyqtari Çobo kishte kryer mbi 300 telefonata në drejtim të kallëzueses, si edhe një numër të lartë mesazhesh me tekst për një periudhë 3 mujore.
/E.SH/















