Një javë pas grabitjes milionere më në fund Raiffeisen Bank e ka pranuar edhe zyrtarisht se paratë e marra ishin të saj dhe po dërgoheshin në Vjenë, atje ku edhe ka selinë qendrore kjo bankë.
Banka e nivelit të dytë në Shqipëri, ka reaguar në profilin e saj në Facebook, duke shpjeguar se beson në punën e policisë dhe prokurorisë që do të zbardhin këtë ngjarje.
“Përsa i përket ngjarjes së Rinasit, organet kompetente, Policia dhe Prokuroria po hetojnë çështjen dhe ne kemi besim në aftesinë dhe profesionalizmin e tyre në ushtrimin e detyrës.
Raiffesien Bank në Shqipëri mbetet e angazhuar në shërbimin ndaj klienteve. Klientët tanë janë prioriteti ynë dhe ne synojmë të ofrojmë gjithmonë produktet dhe shërbimet më të mira në treg”, thuhet në reagimin e bankës.
Ndërkaq banka ka sqaruar edhe komisionet e reja që do të vendosen duke nisur nga muaji tetor.
















