Prishtina Ëeather raporton se sot, e martë, do të mbajë mot pjesërisht i vranët, me mundësi për riga lokale shiu, ndërsa nga dita e enjte do të mbajë mot kryesisht me diell e temperaturat do të shënojnë rritje graduale.
Në aspektin termik, temperaturat maksimale do të zbresin rreth vlerave mesatare, nga 33C, të hënën, në 27C-28C, nga dita e martë. Ndërsa temperaturat minimale do të luhaten nga 12C deri në 17C.
Era do të fryejë kryesisht nga veriu-verilindja 3-7m/s. Shtypja atmosferike do të mbetet rreth vlerave normale.






















