Megjithëkëtë, Haxhiu ka thënë se, as pas mbajtjes së kësaj tryeze nuk do të ketë reflektim të Qeverisë dhe liderëve shtetërorë.
Ajo ka bërë me dije se zgjidhja e vetme për demarkacionin është zhbërja e marrëveshjes së 26 gushtit të vitit të kaluar.
Haxhiu ka paralajmëruar tensionim të situatës nëse demarkacioni shkon për ratifikim në Kuvend.























