Në intervistë, Çavusoglu kishte thënë: “Ne (Turqia) do të duhet të shkojmë një hap prapa nga marrëveshja e ripranimit dhe ajo e 18 marsit, në qoftë se udhëtimi pa viza nuk lejohet për qytetarët turq”.
Ai shtoi se Turqia është në pritje të një date të saktë nga BE për udhëtimin pa viza në zonën Shengen, dhe se BE-ja nuk duhet të shoh këtë si kërcënim.
Duke iu përgjigjur postimit në twitter të Kurtz, Çavusoglu më pas tha: “Ky nuk është ultimatum Sebastian, ajo është liria ime e të shprehurit të opinionit miku im”.
Zona Schengen përbehet nga 26 kombe në Evropë ku pasaportat nuk janë të nevojshme.
Marrëveshja e ripranimit midis Turqisë dhe BE-së u nënshkrua në vitin 2013 dhe hyri në fuqi në vitin 2014.






















