Zëdhënësi i forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), koloneli Angelo Morcello, i ka thënë Radio Kosovës se vendimi për heqjen e barrikadës në urën kryesore mbi lumin Ibër, në Mitrovicë ka qenë I serbëve të veriut të Kosovës.
Morcello ka theksuar se heqja e kësaj barricade është “ogur i mirë për raportet ndëretnike në këtë pjesë të Kosovës”.
“Ky është një moment shumë i rëndësishëm në historinë e Kosovës. Ne, si KFOR, e përshëndesim këtë veprim. Ky duhet të jetë një veprim për zhvillimin e dialogut të mëtejshëm ndëretnik. KFOR-I, natyrisht së bashku me Policinë e Kosovës dhe atë të EULEX-it, e ka mbikëqyrur këtë akt të qytetarëve serbë, por ne vetëm kemi qëndruar anash dhe nuk kemi marrë pjesë në të. Pra, ishte vendim i qytetarëve serbë të veriut. Kuptohet, ne nuk e kemi ende pamjen e plotë që synohet, por kjo është një shenjë e mirë e vullnetit për komunikim reciprok dhe për njohje më të mirë ndërmjet komuniteteve dhe një shenjë e mirë e përmirësimit të situatës në kuptimin e sigurisë”, ka thënë Morcello.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















