Banka Qendrore e Kosovës (BQK) nuk është duke u përgatitur për ndërrimin e valutës euro.
Kështu ka sqaruar Departamenti për Marrëdhënie me Jashtë e BQK-së, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.
“Lidhur me çështjen e valutës, dëshirojmë të sqarojmë opinionin se nuk bëhet fjalë për ndonjë përgatitje për ndërrimin e valutës”, thuhet në sqarim.
Sipas BQK-së, informacioni i publikuar në medie burojnë nga një “keqkuptim” i guvernatorit Bedri Hamza.
“Lajmet e plasuara ditëve të fundit janë një keqkuptim i fjalës së guvernatorit në tryezën e samitit në Budva me temë: ‘E ardhmja financiare e rajonit’, ku në kuadër të Panelit të Guvernatorëve, Guvernatori Bedri Hamza ka mbajtur një fjalim lidhur më gjendjen dhe sfidat e sistemit financiar në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e BQK-së, të dërguar përmes postës elektronike.
“E vërteta qëndron se Kosova do të vazhdojë së shfrytëzuari valutën euro si valutë zyrtare dhe nuk ka ndonjë plan e as nevojë për paraqitjen e një valute vendore”, thuhet në sqarimin e BQK-së.
Në të theksohet se “kjo zgjidhje i ka ofruar vendit një valutë stabile dhe me besim të lartë te qytetarët, gjë e cila ka siguruar stabilitet të lartë monetar e financiar”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















