Festivali i 53-të të Këngës në RTSH që ka ekskluzivitetin e prezantimit të Shqipërisë në Eurovizion është duke u braktisur masivisht nga këngëtarët më me emër. Në vend të tyre, pjesa më e madhe e atyre që marrin pjesë janë emra të rinj dhe prurje nga konkurse të ndryshme talentesh. Edhe një ndër të paktët këngëtarë që kishte pranuar të merrte pjesë është tërhequr sot nga gara gjatë kohës kur u hodh shorti për dy netët e para të Festivalit të 53-të të Këngës në RTSH. Kozma Dushi, Adonis Sinani, Besa Krasniqi janë tërhequr nga gara e këngës së lehtë. Me largimin e tyre, drejtuesit artistikë të festivalit kanë vendosur për futjen në garë të Estela Brahimllarit. “Kjo edhe sepse me këtë listë këngësh dhe këngëtarësh, plotësohet më së miri ideja e festivalit për shumëllojshmërinë e zhanreve, stileve dhe këngëtarëve pjesëmarrësish”, ka thënë Edmond Zhulali, një prej organizatorëve artistikë të festivalit. Sakaq janë përzgjedhur këngët që të këndohen në natën e parë dhe të dytë, për tu votuar më pas vetëm 18 këngë të cilat do të interpretohen në natën e tretë, më 28 dhjetor në Pallatin e Kongrese. Edicioni i 53 i festivalit, traditë i muzikës së lehtë, do të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. Drejtori Artistik i festivalit për këtë vit është Shpëtim Saraçi dhe skenariste Mira Tuci. Këtë vit do të ketë, pas çdo nate të festivalit, edhe Post Festival ku do të diskutohen të gjitha detajet e eventit nga kritikë, gazetarë dhe pjesëmarrës. /a.l/noa.al/ Ja 26 këngëtarët që marrin pjesë Enver Petrovci Gr.Revolt Klan Julian Gjojdeshi Sigi Bastri & Florent Abrashi Marsela Cibukaj Saimir Braho Klajdi Musabelliu Erga Halilaj Besjana Mehmeti & Shkodran Tolaj Estela Brahimllari Lindita Halimi Gr.Offchestra Venera Lumani Jozefina Simoni Altin Goci Bojken Lako Band Elhaida Dani Kelly Rezarta Smaja Gr.Aurora Ana Gramo Mjellma Berisha Emi Bogdo Agim Poshka Enxhi & Xhejn Kumrija Gjergj Leka
Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha
Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

















