Duke folur në takimin e radhës të Organizatës për Sigurinë dhe Kooperimin në Europë (OSBE) që po mbahet në Bazel, lidhur me çështje të krizës në Ukrainë si dhe sigurinë globale. Zoti Bushati tha se ka ardhur koha që Kosova të ketë zërin e saj në OSBE, pasi kjo do të rriste efikasitetin e të gjithë rajonit.
Sipas kreut të diplomacisë shqiptare, ky është një lajm i mirë sepse kjo tregon që rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk është me konsumator i sigurisë, por kontributor i saj.
Duke iu referuar krizës ukrainase, zoti Bushati këmbënguli se ka vetëm një zgjidhje, ajo përmes dialogut.
Kriza aktuale sipas tij shkeli disa nga kriteret më të rëndësishme të OSBE, situatë e cila nxori në pah nevojën për një organizatë më të fortë dhe unifikuar sidomos në kohë konfliktesh.
















