Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, zhvilloi sot mbledhjen plenare, në rendin e ditës të së cilës ishin shqyrtimi i çështjeve të mbartura nga mbledhja paraardhëse e datës 17 tetor 2014. Këshilli shqyrtoi propozimin e Ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtarit E.P. Pas diskutimeve mes anëtarëve, bazuar në kërkesën e Ministrit të Drejtësisë, Këshilli vendosi: Të rrëzojë propozimin e parë të Ministrit të Drejtësisë për dhënien e masën disiplinore transferim, për një periudhë dy vjeçare, në një gjykatë të një niveli më të ulët për gjyqtarin E.P. Pas kësaj vendimmarrjeje, nuk u propozua asnjë masë tjetër disiplinore për gjyqtarin në fjalë. Në vijim të rendit të ditës, Këshilli vendosi, pas kërkesës së Ministrit të Drejtësisë, të shtyjë për një kohë të shkurtër përcaktimin e vendeve vakante në dispozicion të magjistratëve që kanë përfunduar studimet për vitin akademik 2013 – 2014. Këshilli vendosi edhe për çështje të tjera të parashikuara në rendin e ditës si: Miratimi i kërkesave të disa gjyqtarëve për mësimdhënie, delegimi i disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore në gjykata të tjera nga ato ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit, etj. Mbledhja bëri dhe shqyrtimin e votimin e kandidaturave për gjyqtarë, për plotësimin e një vendi vakant, në Gjykatën e Apelit Vlorë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë me shumicë votash, vendosi t’i propozojë, Presidentit të Republikës, emërimin e Klodiana Gjyzari, si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë. Në vijim të mbledhjes anëtarët e Këshillit vendosën që të shtynë për mbledhjen e ardhshme procesin e plotësimit të një vendi vakant, në Gjykatën e Apelit Durrës dhe të dy vendeve vakante, në Gjykatën e Apelit Shkodër. Gjithashtu, Këshilli, shqyrtoi projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, për vitet 2007-2009, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 261/2, datë 14.04.2010 “Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve”. Pasi shqyrtoi ankimet përkatëse, Këshilli miratoi aktet e Vlerësimit për 5 (pesë) gjyqtarët e mëposhtëm: – Sokol Ibi, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Korçë; – Sonjela Voskopi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë; – Niko Rapi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec; – Admir Belishta, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë; – Valbon Çekrezi, Gjykata e Apelit Durrës;
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















