Katër persona janë arrestuar, kur pas mesnatës kanë tentuar që të thyejnë një lokal.
Ngjarja ka ndodhur rrugën ‘Josip Rela’ në kryeqytet.
Njësiti policor nga vendi i ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar mjetet që janë përdorur nga të dyshuarit.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje.