Derisa Kosova vuan nga papunësia në masë, zyrtarët e lartë kosovarë nga ana tjetër marrin nga dy apo më shumë paga.
Përfaqësues të shoqërisë civile i kanë thënë Kosova Sot-it se ky fenomen nuk do të ekzistonte, në rast se ndalohet me ligj punësimi i shumëfishtë.
“Punësimi i shumëfishte nuk është ligjërisht i sanksionuar, është kërkesë e vazhdueshme e Agjencisë që kjo të rregullohet me ligj”, thotë Hasan Preteni, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit.