Policia kufitare e Kapshticës ka vënë në pranga një shtetas egjiptian i dënuar për akte terroriste. Elsayed Ali Ahmed Elezabi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Kajro, pasi është dënuar nga drejtësia egjiptiane me 25 vjet burg me akuzën e terrorizmit.
Nga ana e autoriteteve shqiptare pritet të nisin procedurat për ekstradimin e tij drejt Egjiptit.















