Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut është e pakënaqur me qeverine, me reformat e saj, por veçanërisht me marrëdhëniet me minoritetin.
Pakënaqësinë e ka shprehur publikisht kreu i saj, Vangjel Dule, në konferencën e tetë të OMONIA –s, të mbajtur në Gjirokastër. Ai tha se pritet vendimi i strukturave të PBDNJ –së për të vendosur për marrëdhëniet me koalicionin qeverisës.
Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Vasil Bollano.
Pikë kthese në marrëdhëniet mes PDBNJ –së me qeverinë shënoi reforma territoriale, ku Dule u shpreh hapur kundër saj. Në përfundim Konferenca e tetë e OMONIA-s ka zgjedhur kryetar Kristoston Kamberin.















