Ish-kryeministri Sali Berisha, ndërkohë që ishte në seancën e Kuvendit, gjeti kohë të postonte online edhe ato që i quan prova se makina zyrtare e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, është përdorur nga kushërinjtë e tij trafikantë.
“Me 01.10.2013, Florian Habilaj eshte proceduar penalisht ne Vlore per “heqje te paligjshme te lirise (pengmarrje e nje shtetasi) dhe vetgjygjesi”.
Me 25.01.2012, Artan Habilaj eshte proceduar penalisht ne Portin e Durresit pasi jane kapur 86.500 euro te padeklaruara.
Tabelat e meposhtme tregojne:
– pronesine e Sajmir Shullazit mbi automjetin e trafikut AA003GB
– se kush ka hyre e dale jashte shtetit me ate mjet. Aty vihet re se me ate mjet kane dale jashte shteti ne data te ndryshme, familja Habilaj, familja Tahiri si dhe vete ministri. Pra ky mjet perdoret nga te gjithe keta sipas deklarates se Zagani. Ndersa tabela tjeter eshte certifikata familjare e vellezerve Habili,” shkruan Berisha në FB.

















