Një person i armatosur me armë dhe lëndë plasëse është arrestuar në kushtet e flagrancës nga policia e kryeqytetit. Petrit Ademaj 30 vjeç nga Vlora, u arrestua nga uniformat blu pasi u kap teksa lëvizte me motorr, i armatosur me pistoletë dhe me dy granata. Dyshimet e para të efektivëve të policisë janë se i riu, ishte nisur për të kryer një atentat, objektivi i të cilit nuk dihet ende. Nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet në ngarkim të Ademaj, i cili u kap në zonën e Unazës së Re duke lëvizur me një motorr të fuqishëm.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















