Në pritje të momment kur Greqiado të tërheqë veton në Këshillin e BE-së ndaj Maqedonisë, Komisioni Europian nuk ka vijuar me dhënien e rekomandimeve për fillimin e negociatave për Shkupin. Ndërkaq, është eurokomisioneri i ri për Negociatapër Zgjerimin Johanes Han, i cili do të nxitë interesin tek Greqiapër largimin e bllokadës formale. Lidhur me këto zhvillime ka folur ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki.
Në një intervistë për “MIA”, i pyetur për pritjet nga angazhimi i eurokomisionerit për Marrëdhënie të Mira Ndërfqinjësore dhe Negociata për Zgjerim Johanes Han, i cili pritet që gjatë muajit ta vizitojë Maqedoninë.
Ministri Poposki sqaron se deklaratat e komisionerit Han përputhen me konstatimet e qeverisë maqedonase disa vite më parë, se bllokada e Greqisë për mos fillimin formal të negociatave dhe moszgjidhja e çështjes së emrit, nuk jep asnjë rezultat.
“Ky Komisionin këtë e ka si pozitë fillestare, të trashëguar, dhe me siguri krahas asaj që do të tentojë ta përdorë Dialogun qasës në nivel të lartë si format për de fakto negociata, me siguri do të tentojë dhe do ta nxit interesin tek Greqia për largimin e bllokadës formale, e cila ka është imponuar. Nuk ka asnjë interes që Komisioni Evropian të vazhdojë me dhënien e rekomandimeve dhe pritjen e asaj që Greqia në një moment ta largojë veton që e ka vendosur në Këshill. Mendojë se klima që u krijua dhe mbështetja nga disa vende anëtare në BE shkon në drejtim të asaj që t’iI mundësohet komisarit Han të udhëheq dialog efektiv me Maqedoninë, i cili do të na afrojë deri te anëtarësimi, dhe njëherit të krijoj klimë ku edhe Greqia do të ketë më pak të shkaqe të kërkojë vetëm arsyetime pse të mos bllokojë. Formulën duhet ta ndryshojnë në njërën ose tjetrën mënyrë, për ne kyçe do të jenë negociatat për qasje në BE dhe kjo do të bëhet në vitin 2015″, thotëPoposki.
Ministri i Jashtëm tha se është e rëndësishme që të tejkalohet situata e tanishme ku nuk ka përparim lidhur me kontestin, dhe as me mënjanimin e bllokadës.
















