Prodhuesi japonez i automjeteve, Nissan është duke studiuar Maqedoninë dhe Shqipërinë për të realizuar procesin e montimit të automjeteve.
Nissan po kërkon që të tërhiqet nga vendet e tjera të Europës Juglindore kjo për shkak të rritjes së kostove.
Lajmi është bëri i ditur nga revista ekonomike Monitor, sipas së cilës Nissan ka vënë para një gare të fortë Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Drejtuesit e kompanisë Nissan për Evropën e shohin me interes tregun shqiptar pas ndërtimit të një parku të madh logjistik në vend.
Shqipëria vlerësohet më shumë favorite për afërsinë gjeografike dhe kostot e ulëta të transportit nga Porti i Durrësit. Veç këtyre parku i ri logjistik, multimodal shihet si një tjetër tërheqje për investimin.
Por në këtë rast Maqedonia është një konkurrente e fortë për Shqipërinë. Taksat më të ulëta dhe funksionimi perfekt i zonave të lira e përbën avantazh sidomos për investimin në fjalë.















