Jusuf Thaçi, drejtor i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita që e ka ushtruar prej vitit të kaluar.
Gazetës “Illyria” i është konfirmuar lajmi nga një zyrtar i lartë i komunës së Prishtinës.
Gazeta mëson se Thaçi ka dashur të japë dorëheqje para datës 8 qershor, por atij I është kërkuar që dorëheqja të publikohet pas zgjedhjeve nacionale, për shkak të mundësisë që kjo mund të reflektohej në zgjedhje.
Nuk dihet me saktësi se cilat ishin arsyet që e kanë çuar Thaçin drejt dorëheqjes. Ai nuk ka qenë formalisht anëtar i Vetëvendosjes, por njohës i mirë i fushës së arsimit në Kosovë.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















