I gjithë spektri nga jeta politike, artistike, kulturore e sportive të Kosovës kanë qenë të ftuar dhe pjesëmarrës në manifestimin e organizuar nga Ambasada e SHBA-se në Kosovë për nder të 238 vjetorit të pavarësisë se SHBA-së.
Manifestimi është organizuar të enjten, në fund të pasdites, në oborrin e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.
E para e Ambasades Trecy Jocobson ka falënderuar pjesëmarrësit dhe ka shprehur mirënjohje Kosovës për zgjedhjet e organizuara me 8 qershor ku ka dominuar demokracia dhe është mundësuar zëri i qytetarëve shprehur me vota të lira.
Ndryshe për nder të ditës së Pavarësisë së SHBA në Prishtinë, nesër (e premte) në mbrëmje pritet të organizohet një koncert i madh ku do të paraqiten emrat kryesorë të estradës së Kosovës.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














