Pas seancës konstituive të legjislaturës 5 të Kuvendit të Kosovës, është bërë dorëzim-pranimi detyrës së kryetarit të Kuvendit.
Kryetari i deritashëm i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i dorëzoi detyrën kryetarit të sapozgjedhur, Isa Mustafa, të cilit njëherësh i uroi zgjedhjen në këtë funksion dhe i dëshiroi suksese në krye të legjislativit të vendit.
Kryetari i ri, Mustafa, ndërkaq, e përgëzoi kryetarin e deritashëm Krasniqi, për punën dhe menaxhimin e Kuvendit gjatë dy mandateve legjislative’’ thuhet në njoftimin e dërguar për media nga zyra e kryetarit te Kuvendit.
Ndryshe edhe Mustafa edhe Krasniqi vijnë nga partitë të cilat kanë bërë koalicion pas zgjedhor.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















