Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një projekt se si do të jetë sheshi Nënë Tereza për ardhjen e Papa Franceskut javën e ardhshme. “Skena e ngjarjes historike të 21 shtatorit, prej ku Papa Françesku do të japë meshën e posaçme dhe të shumëpritur”, shkruan Rama.
Më 15 qershor, Kryeministri Edi Rama bëri publike ngjarjen e madhe të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, në datën 21 shtator të vitit 2014.
















