Maturantët të cilët nuk kanë marrrë notë kaluese nisin sot sezonin e provimeve të vjeshtës.
Provimi i parë është ai i gjuhës së huaj.
MAS ka bërë me dije se ky provim do të fillojë në orën 10:00 e do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
Provimet me zgjedhje do të zgjasin 4 orë, ndërsa maturantët që kanë vetëm një provim me zgjedhje do të hyjnë në orën 11:30.
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka lajmëruar gjithashtu se provimet e detyruara do të kenë 25 pyetje, nga të cilat 13 pyetje do të jenë me alternativa që do të vlerësohen me 13 pikë dhe 12 pyetje do të jenë me zgjidhje që do të vlerësohen me 37 pikë.
Provimet me zgjedhje do të kenë 20 pyetje nga të cilat 10 pyetje me alternativa që do vlerësohen me 10 pikë dhe 10 pyetje me zhvillim që do vlerësohen me 30 pikë.
Datat e provimeve janë si më poshtë:
Gjuhë e huaj 10 shtator 2014
Gjuhë shqipe dhe letërsi 13 shtator 2014
Matematikë 16 shtator 2014
Lëndë me zgjedhje 22 shtator 2014















