Ai ka folur për kamerën e Klan Kosovës dhe me përgjigje të shkurtra ka treguar se si i ka shkuar nata mbrëmë.
I vogëli Gashi është gjetur sot rreth orës 10:20.
Fëmija mbrëmë ka fjetur në një objekt afër një antene që gjendet në bjeshkët e kësaj pjese të Mramorit.
Erion Gashi në mëngjes pasi është zgjuar sot në mëngjes – ka marrë rrugën për t`u kthyer në shtëpi dhe gjatë asaj kohe ai është gjetur nga Forca e Sigurisë së Kosovës së bashku me familjarët e tij.
Vogëlushi Gashi ka humbur dje rreth orës 17:00, dhe që nga ajo kohë familja, bashkëfshatarët dhe ekipet e Policisë e FSK-së, kanë nisur kërkimin e tij i cili ka rezultuar me gjetjen e tij.
Më poshtë është deklarata e plotë e tij:
https://www.youtube.com/watch?v=NH5j-03QiMk?feature=oembed&w=640&h=360






















