“Dëshirojnë që shqiptarët të luftojnë ndërmjet. Mu për këtë mendoj se dhe dyshoj që ky të ketë qenë qëllimi i sulmit kundër meje”, është shprehur Vllasi.
Gjatë kësaj bisede për mediumin serb, Vllasi ka folur edhe për Sllobodan Millosheviqin. Në pyetjen se çfarë mendon për Millosheviqin, Vllasi është përgjigjur duke thënë se ai nisi të shkelte nëpër Jugosllavi si elefant dhe se zhvilloi politikë të çmendur dhe me arrogancën e vet kundër Kosovës e shqiptarëve shkaktoi kaosin.






















