Punonjësi i FMN-së mori plagë në duar dhe fytyrë, ndërsa stafi u evakuua.
Drejtorja e FMN-së, Christine Lagarde, e dënoi, siç tha, “aktin frikacak të dhunës”, kundër stafit të FMN-së.
Në një tjetër zhvillim, Ministria e Financave në Berlin zbuloi një pako me bombë dërguar ministrit të Financave, Wolfgang Schaeuble, të mërkurën.
Grupi grek i ekstremit të majtë “Komploti i Qelizave të Zjarrit” tha se ai e ka dërguar pajisjen në Gjermani.






















