Me rëndësi sipas presidentit Bujar Nishani është përpjekja e homologut me detyrën e përfunduar Shimon Peres për të shtuar bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit.
Presidenti Bujar Nishani vlerësoi rolin e homologut të tij në Izrael, Shimon Peres.
Presidenti Nishani i dërgoi një telegram zotit Peres pasi përfundoi mandatin në krye të presidencës izraelite.
Zoti Nishani shkruan se ka “kënaqësinë e veçantë” t’i shprehte “vlerësimin dhe konsideratën e lartë për kontributin e çmuar dhënë në interes të vendit” të tij.
Me rëndësi sipas presidentit Bujar Nishani është përpjekja e homologut me detyrën e përfunduar Shimon Peres për të shtuar bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit.
Andaj, presidenti Nishani kujton në mesazh “takimin tonë të përzemërt në Izrael, gati një vit më parë, mikpritjen e ngrohtë e miqësore që ju më ofruat mua dhe delegacionit shqiptar”, në vlerësimin:
“Si një rikonfirmim të nivelit shumë të mirë dhe të konsoliduar të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, si edhe të shpreh bindjen për nxitjen e tyre të mëtejshme, në fusha me interes të ndërsjellë, në të mirë të dy vendeve tona mike”.
Presidenti Nishani e uron zotin Peres “për shëndetin dhe lumturinë personale” si dhe për “suksese të mëtejshme”.
“Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!”-e mbyll mesazhin zoti Nishani.















