Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar nga polica italiane, pasi ishin në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike.
Të arrestuarit janë vëllezërit Maringlon dhe Marius Alka dhe bashkëpunëtori i tyre Alessandri Scalinci 32 vjeç.
Të shtunën në mbrëmje karabinierët e Soleto-s kishin vënë re lëvizjet e dyshimta të personave dhe pas kontrollit ka arritur të zbulojë grupin e trafikantëve dhe të bëjë arrestimin e tyre.
Në cilësinë e provës materiale atyre i’u sekuestrua rreth 400 gramë heroinë.
Sipas policisë italiane, Maringlon Alka kishte tentuar të shpëtonte duke u hedhur nga një maja e çatisë së banesës, por raportohet se nuk ka pësuar lëndime.
Megjithatë asnjëri prej tyre nuk ka mundur të largohet pasi është bërë menjëherë arrestimi i tyre.















