• Latest
  • Trending
  • All
BEP/PATRICK GHERDOUSSI/LA PROVENCE
Illustration sur la prostitution

Edhe zyrtarë të shtetit në trafikimin e prostitutave

17/05/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 3 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Edhe zyrtarë të shtetit në trafikimin e prostitutave

17/05/2016
in Aktualitet, Lajme, Vendi
BEP/PATRICK GHERDOUSSI/LA PROVENCE
Illustration sur la prostitution

BEP/PATRICK GHERDOUSSI/LA PROVENCE Illustration sur la prostitution

Gjashtë vajza kosovare këtë vit janë detyruar ta shesin trupin për të siguruar kafshatën e gojës. Ato punojnë si kamariere në lokale të natës, bare e restorante, ndërsa kryejnë edhe shërbime seksuale me pagesë, me urdhër të bosëve të tyre, nëpër shtëpi private. Gazeta Fjala mëson se numri i vajzave që detyrohen në prostitucion po rritet nga viti në vit.

Vetëm gjatë vitit të kaluar, 30 femra ishin viktima të prostitucionit, pjesa më e madhe e tëcilave është nën moshën 18 vjeçare.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, 25 ishin nga Kosova. Ndërsa janë arrestuar edhe katër shtetase të Shqipërisë dhe një nga Serbia që kryenin veprimtari të tilla në Kosovë.

Gjatë vitit të kaluar, katërmbdhjetë femra nën moshën 18 vjeçare kanë rënë në duart e grupeve trafikante, të cilat janë shfrytëzuar për prostitucion.

E trafikantët del të jenë edhe zyrtarë të lartë të shtetit.

Autoritetet kosovare vjet arrestuan një polic dhe një zyrtar të lartë të administratës lokale për krime që lidhen me trafikimin.

“Shumica e viktimave të trafikimit ende identifikohen  në lokale nate-bare dhe restorante, por janë rritur edhe rastet kur viktimat identifikohen edhe në shtëpi private /apartamente, etj.”, thonë në Policinë e Kosovës.

Bazuar në rastet e hetuara nga policia statistikat tregojnë se shfrytëzimi për prostitucion të detyruar është forma kryesore, kurse format tjera të shfrytëzimit të viktimave si lypësi e detyruar  dhe punë dhe shërbime të detyruara janë shumë më të rralla.

Varfëria rrit prostitucionin

Moskujdesi  i duhur prindëror  dhe familjar, braktisja e shkollimit, kushtet e vështira ekonomiko-sociale (varfëria) dhe mungesa e perspektives/ papunesia e lartë janë shkaqet kryesore të rritjes së numrit të viktimave  vendore  të trafikimit, e sidomos atyre nën moshën 18 vjeçare.

Kështu vlerësojnë Policia e Kosovës dhe sociologët.

“Jeta e pasigurt shoqërore, kriza e rëndë ekonomike dhe sociale, migrimi i vazhdueshëm, kriza e familjare, përbëjnë vetëm disa nga problemet më të mprehta, me të cilat edhe sot përballet shoqëria kosovare, të cilat qojnë në dukuri negative siç është trafikimi me qenie njerëzore apo prostitucioni”, thotë sociologu Besim Gollopeni.

Sipas Gollopenit përveq ofrimit të shërbimeve seksuale në shtëpi publike, komunikimet online që mundësojnë ofrimin e këtyre shërbimeve, e kanë vështirësuar ndjekjën e trafikantëve nga ana e institucioneve.

Sipas tij për të dalur nga kjo gjendje duhet të bëhet fillimisht edukimi dhe vetëdijesimi i njerëzve në shkolla, në vendet e punës.

Njëkohësisht sipas tij duhet të funksionoj edhe, zbatimi i efektshëm i ligjeve që sanksionojnë shfrytëzuesit e prostitucionit me qëllim që të luftohet dhe të shkatërrohet rrjeti i krimit të organizuar.

Ndryshe psikologu Adem Shala, mendon se paraja është shkaku kryesor i prostitucionit, përderisa numëron faktorët e njëjtë sikur Gollopeni.

Shala mendon se femrat që kryejnë prostitucion i takojnë shtresave të ulëta të shoqërisë. Ai thotë se personat që merren me këtë dukuri e shfrytëzojnë mjaft mirë këtë mangësi.

Ai mendon se duhet ndjekur penalisht jo vetëm prostitucioni, por të gjitha format e trafikimit të personave.

“Duhet kriminalizuar blerja e seksit, ku fokusi të vendoset tek klienti, sepse klienti është ai që rrezikon dhe kryen një akt ilegal. Nëse klientët potencial do të pengohen të kenë akses ndaj shërbimeve seksuale duke u ndjekur penalisht niveli i prostitucionit mund të ulet dukshëm” , thotë për Gazetën Fjala psikologu Shala.

Në anën tjetër kryetari i Këshillit për mbrojtjën e të drejtave dhe lirive të njeriut (KMDLNJ), Behxhet Shala, mendon se kompensimi me një vend pune, i detyron vajzat të kryejnë prostitucion  për shkak të gjendjës së vështirë ekonomike.

“Kushtet ekonomike, i bëjnë vajzat të mashtrohen për një vend pune. Dikush u premton vende pune dhe i detyron të merren me prostitucion. Kështu ato bien pre e mashtrimeve dhe nuk mund të dalin prej kësaj  përshkak të gjendjës së rëndë ekonomike”,  është shprehur udhëheqësi i KMDLNJ-së.

Dënimet e buta për trafikantët

Në një raport të Institutit Kosovarë për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) thuhet se vetëm 63 raste janë hapur vitin e kaluar nga poilicia, përderisa 13 raste janë  parashtruar në prokurori për kallëzim penal dhe me raporte speciale.

Ndërsa nën hetime kanë qenë 37 raste. Nga ky numër, vetëm ndaj 25 personave Gjykata ka lëshuar aktvendim në lidhje me padinë, përderisa 24 të akuzuarit janë shpallur fajtor.

Sipas KIPRED, nga ky numër i përgjithshëm, janë iniciuar 165 raste për hetim, përderisa janë asgjësuar 6 grupe kriminale të trafikimit me qenie njerëzore.

Ndryshe, 178 persona janë arrestuar nga Policia si  të dyshuar prej të cilëve, 48 persona kanë qenë të përfshirë në vepra penale të trafikimit me njerëz. 37 persona kanë qenë të  dyshuar për mundësinë apo detyrimin në prostitucion, ndërsa 11 të dyshuar për veprën penale të shërbimeve seksuale të viktimës së trafikimit.

Mentor Vrajolli nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, mendon se trafikimi në Kosovë, ekziston mirëpo në krahasim me vendet e rajonit Vrajolli thotë se ka përmasa më të vogla.

Sipas tij, për shkak të nivelit të lartë të papunësise dhe mundësive të vogla që shoqëria i ofron pjesëtarëve të saj thuhet se ka ngritje interesimi nga individë të ndryshëm për të ofruar shërbime seksuale me pagesë .

Prostitucioni është i dënuar edhe me Kodin Penal të Kosovës. Neni 171 i ndalon të gjitha format e trafikimit dhe përcakton dënime prej 5 deri në 12 vjet burg dhe gjoba deri në 500.000 euro.

Ndërsa, në një raport ndërkombtarë për Kosovën edhe pse thuhet se numri i dënimeve për trafikantët  është shtuar gjatë viteve të kaluara ato kanë qenë të buta.

“Dënimet ishin relativisht të buta; shumica e dënimeve me burg ishin me më pak se dy vjet ose përbëheshin vetëm nga gjobat modeste. Qeveria nuk i zbërtheu statistikat e zbatimit të ligjit për ta demonstruar aksionin kundër trafikimit për seks dhe punë” thuhet në raport. /Gazeta Fjala

Tags: edi rama
Previous Post

Ndahet nga jeta Marte Tunaj, e vetmja kosovare që dëshmoi përdhunimin nga serbët

Next Post

Itali, trafikantët shqiptarë hidhen nga çatia për t’i shpëtuar policisë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Itali, trafikantët shqiptarë hidhen nga çatia për t’i shpëtuar policisë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.