Ditën e sotme është gjetur i pajetë një person në rrugën Korçë-Voskopojë, në afërsi të një barake. Sipas policisë, viktima është Anesti Simaku, rreth 80 vjeç.
Sipas policisë nga verifikimet paraprake, rezulton se ky shtetas, nuk ka shenja dhune në trup dhe dyshohet se vdekja e tij mund të ketë ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
A.B















