Detaje të reja kanë dalë lidhur me operacionin e policisë italiane të koduar “Arrow”, që çoi në arrestimin e 9 personave (8 nigerianë dhe 1 shqiptar) si pjesë e një grupi të trafikimit të lëndëve narkotike në provincën e Padovas.
Siç shkruajnë mediat italiane, ka qenë ndalimi i një 22-vjeçare afrikane nga Nigeria që çoi edhe në prangosjen e 8 pjestarëve të tjerë të grupit, përfshirë edhe një shqiptar rreth të 40-tave, me iniciale X.G..
Në 1 mars të këtij viti, u ndalua nigeriania A.F., në stacionin hekurudhor të Padovas.
E reja, e cila kishte ardhur në Itali që prej vitit 2012 dhe që rezultoi se nuk kishte punuar asnjëherë atje, iu gjetën 34.000 euro, të cilat më pas iu sekuestruan.
Kjo solli më pas edhe arrestimin e shqiptarit më 24 prill, po në të njëjtën zonë. Atij iu sekuestruan rreth 9 kilogramë marijuanë dhe rreth 4.000 mijë euro.
Natën mes tre dhe katër marsit u arrestuan edhe pesë nigerianë, mes tyre edhe 22-vjeçarja A.F.. Në pranga u vu 29-vjeçari E.B., 48-vjeçari A.C., 43-vjeçari L.M.A. dhe 26-vjevvari R.E., të cilëve iu sekuestruar 34.5 kg marijuanë, 25.000 euro, 8 PC, një tabletë dhe 17 telefona celularë. Pas tyre, u arrestuan edhe tre të tjerë po nga Nigeria.














